Site icon Telegrafi

Vula mbetet në krye të gjyqtarëve

Pasi falënderoi për besimin e dhënë, Vula propozoi që Bordi të mbetet ai që ishte deri më tash, por që në vend të Florentina Thaçit e Nol Spahisë në Bord të hyjnë Naim Lepaja e Atdhe Goçaj. Anëtari i Bordit të deritashëm Nexhdet Hoxha paraqiti dorëheqje për shkaqe personale dhe në vend të tij u emërua Hektor Grezda.

I pranishëm në këtë kuvend ishte edhe sekretari i ri i përgjithshëm i FBK-së Jeton Nixha, në praninë e të cilit u diskutua edhe për përgatitjet e fillimit të edicionit të ri, seminaret dhe caktimin e komisioneve për teste.

Në fillim të kuvendit Nixha pati vërejtje për shkelje të rregullores, ngase ajo parasheh që pesë gjyqtarë të listës B me mundësi kthimi në listën A të jenë kuvendarë, kurse SHGJBK në këtë listë disponon vetëm katër gjyqtarë. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version