Site icon Telegrafi

Vukoviq: Do të vazhdojmë të paguajmë subvencione për bujqit

Në kuadër të ditëve të hapura të Agjencisë për ndihmë financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, drejtoresha Biljana Vukoviq dje është takuar me bujq nga Rosomani dhe Kavadari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jemi këtu të dëgjojmë nëse bujqit kanë problem në lidhje me pagesat e subvencioneve. Gjithë pyetjet që kanë mund t’i drejtojnë tek unë ose kolegët e mi. Kemi qasje në gjithë sistemin e Agjencisë dhe pyetjeve ju përgjigjemi menjëherë”, deklaroi Vukoviq.

Ajo theksoi se në këto takim çdonjëri interesohet konkretisht për lëndën e vet dhe kërkesën për pagesë të subvencioneve të cilat duhet t’i bëjë Agjencia./Telegrafi/

Exit mobile version