Site icon Telegrafi

Vuk Jeremiq: Gara për postin e sekretarit të OKB-së, gara më e vështirë

Serbia ka bërë të ditur se zyrtarisht kandidat për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara është Vuk Jeremiq, ish ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë.

Jeremiq ka thënë se është një nder i madh dhe privilegj që do ta përfaqësoj vendin tim në një ngjarje kaq të rëndësishme ndërkombëtare.

Sipas tij, kandidatura për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së mban një përgjegjësi të madhe.
Jeremiq ka thënë se nuk do të jetë një punë e lehtë kjo.

“Nuk do të jetë punë e lehtë. Fushata do të jetë e vështirë, ka shumë kandidatë të mirë dhe fortë, disa prej tyre kanë filluar fushatën që disa muaj. Mirëpo ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur sukses”, tha Jeremiq, transmeton Telegrafi.

Siç theksoi ai, kjo garë do të jetë më e vështira./Telegrafi/

Exit mobile version