Telegrafi

Vucnic: Goli i fitores, fantastik

Vucinic shënoi dy gola, një nga penaltia dhe një nga gjuajtja e lirë, gola të cilët ishin vendimtar për fitoren e Giallorossëve.

“Të fitosh një derbi është fantastike. Nuk është me rëndësi kush i shënon golat, por të shënosh dy gola të cilët mund të jenë vendimtar është vërtet…”.

“Gjithçka shkoi mirë për ne dhe nëse Floccari do ta shënonte penaltinë, kush e di se si do të përfundonte takimi”.

“Gjëja më e rëndësishme është se kemi fituar, sepse Interi vuri presion mbi ne, pasi që nuk jemi mësuar të qëndrojmë në maje”, deklaroi Vucinic për Sky. /Telegrafi/