Site icon Telegrafi

Vucis: Zgjidhja e çështjes së emrit është në interes të Greqisë

Për kryetarin e Kuvendit të Greqisë, Nikos Vucis, zgjidhja e çështjes së emrit me Maqedoninë, e përfshirë në Kushtetutë dhe për përdorim gjithëpërfshirës, është në interes të Greqisë.

Sipas tij, zgjidhja e kësaj çështje është në të mirë të Shkupit dhe Athinës, por për arsye të ndryshme për të dy vendet, duke shtuar se të gjithë e kanë të qartë se është humbur kohë e çmuar në të kaluarën.

Vucis vlerëson se marrëveshja e mundshme do të mbështetet nga Kuvendi i Greqisë, nëse do të jetë në një vijë me qëndrimet e përsëritura të Kryeministrit Tsipras dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias. /Telegrafi/

Exit mobile version