Site icon Telegrafi

Vucis: Në Kuvendin grek do të ratifikohet vetëm marrëveshja e plotësuar për çështjen e emrit

Kryetari i Kuvendit të Greqisë, Nikolaos Vucis ka deklaruar se vetëm një marrëveshje me kushte të plotësuara do të mund të ratifikohet në Kuvendin që ai drejton.

Në intervistën e tij për televitionin “ERT”, Vucis nuk e lë anash mundësinë e debatit, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se në dy ditët në vijim pritet përgjigje pozitive nga telefonata Zaev-Tsipras, që të fillojnë të zgjidhen gjërat.

Sipas tij, të gjitha çështjet e hapura do të përfshihen në një marrëveshje të vetme.

Në lidhje me thënien “Maqedonia është një dhe greke”, Vucis shprehet se mospranimi i një emri të përbërë nuk është në të mirë të interesave të Greqisë.

Kurse për ata që kërkojnë referendum, Vucis thotë se Greqia nuk jep asgjë, prandaj nuk duhet patjetër të ketë referendum./Telegrafi/

Exit mobile version