Telegrafi

Vuçiqit ‘i nxjerrë punë’ edhe shishja e ujit – pamjet bëhen virale

Në një video që po qarkullon në mediat sociale, shihet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tenton disa herë të hapë një shishe me ujë.

Dhe siç mund të shihet aty, Vuçiq, pas disa tentimeve të dështuara, vendos të mos vazhdojë të tentojë më shumë, duke “u dorëzuar” dhe duke vendosur shishen mbi tavolinë – të pahapur, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, pamjet vijnë një ditë pasi Vuçiq ka mbajtur një konferencë për media ku ndër tjerash ka folur për “marrëveshjen Kosovë-Serbi”.

Në këtë drejtim ai ka thënë se në takimin me “pesëshen” ndërkombëtare të premten, i është thënë se duhet ta pranojnë propozimin e tyre – sepse në të kundërtën do të ndërpritet procesi i integrimeve evropiane.

Ai shtoi se i është thënë se Serbia do të përballet me ndalimin dhe tërheqjen e investimeve, që do të jetë një masë e përgjithshme ekonomike që do të ketë pasoja për vendin e tij. /Telegrafi/