Site icon Telegrafi

Vuçiqi nuk ka ftesë për dialog më 27 qershor në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka marrë ende një ftesë për të vazhduar dialogun me Kosovën, njoftoi Kabineti i presidentit serb.

Pas raportimeve se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb kanë marrë ftesë për vazhdimin e dialogut për 27 qershor, Kabineti i Vuçiqit thotë se 27 dhe 28 qershor janë data kur ai nuk mund të udhëtojë në Bruksel për shkak të obligimeve të rëndësishme që ka në agjendë.

“Prandaj, nuk është e saktë as informacioni se vazhdimi i dialogut do të jetë më 27 qershor”, thanë zyrtarët e Kabinetit të Vuçiq për Tanjug.

Exit mobile version