Në këto çaste, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, është duke mbajtur një konferencë për shtyp.
Aty ai thotë se shqiptarët, pa leje të ndërkombëtarëve, kanë dërguar 17 mjete të blinduara për të “provokuar konflikt”, transmeton Telegrafi.
Ai shprehet i zhgënjyer me BE-në pasi treni “ishte me udhëtarë e jo tanke”. Ai thotë se u tërhoqën pasi shqiptarët donin të arrestonin udhëtarët dhe makinistin. Ndërkaq, kërcënon se Serbia nuk do të lejojë “sulm ndaj serbëve në Kosovë”.
Shihni më poshtë njësitet speciale të Kosovës drejtë veriut. /Telegrafi/