Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vendosur të vizitojë Kosovën, duke u zotuar se vendin e parë që do ta vizitojë do të jetë liqeni i Ujmanit, raportojnë mediat serbe.
Gjatë një konference për media në Beograd, Vuçiq ka thënë se ditët e fundit kanë qenë shumë të vështira për popullin serb në Kosovë dhe për përfaqësuesit e tyre, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht ndalimit të vizitës në liqenin e Ujmanit nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, Vuçiq është zotuar se vendi i parë ku do ta nis vizitën në Kosovë, do të jetë liqeni i Ujmanit.
“Nesër do të jem në Kosovë, dhe vendin e parë që do ta vizitojë do të jetë liqeni i Ujmanit. Aty do t’i drejtohem popullit tonë”, ka shtuar Vuçiq. /Telegrafi/