Site icon Telegrafi

Vuçiq vendos sot nëse do ta anulojë vizitën në Kosovë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kërkoi nga ushtria, policia dhe nga Shërbimi sekret serb që të ndalojnë  çdo komunikim me Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe çdo përfaqësues shqiptar dhe ndërkombëtar lidhur me vizitën e tij në Kosovë.

Sipas mediave serbe, presidenti Vuçiq do të marrë sot vendim nëse do të vizitojë apo jo Kosovën.

Vizita e presidentit serb, e njoftuar më parë për të shtunën dhe të dielën, befasisht është vënë në pikëpyetje pas informatave që Prishtina ka ndërmend ta ndalojë atë që të vizitojë Gazivodën.

Lexo po ashtu Veseli,Vuqiçit: Nuk ke çfarë kërkon te Gazivoda, nuk dihet a do hysh në Kosovë

Ndryshe, ditë më parë kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka paralajmëruar Aleksander Vuçiqin se ndodh të mos i lejohet hyrja në Kosovë.

Ai i përmendi tri arsye pse lejohen serbët në Kosovë, në të kundërtën ai thotë se këmba e tyre nuk do shkelte në këtë tokë.

“Nuk e di a vjen Vuçiqi në Kosovë, ja kemi dhënë lejen por me destruktivitet të stabilizimit në Kosovë, edhe kjo vihet në pikëpyetje. Dhe e dyta, nuk ka çka shkon te Liqeni i Gazivodës, nuk dihet as a ka me ardh. Nuk dua këta para jush ta bëjë të qenurit patriot ose më pak patriot, dua të bëjë konsensus, kur ka qenë koha kundër agresorit atëherë e kam bërë…….nëse e vendosim për mos me ardhë, Vuçiqi nuk do të futet në Kosovë”.

“Ajo çka po mendojmë është për situatën e bashkëqytetarëve tanë të cilën po e bëjmë; me pozicionin e shtetit tonë të pavarur se sovran; me liberalizimin e vizave; me partnerët tanë ndërkombëtar! Përndryshe mos të ishte kjo situatë, këmba nuk do i shkelte në Kosovë. Le ta provon pa leje, e din edhe ai tjetri (Marko Gjuriq)”, ka thënë ai.

 

 

Exit mobile version