Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq po vazhdon të promovojë idenë e tij për tregun e përbashkët ballkanas.
Ai është i bindur se një gjë e tillë sjellë përfitime dhe për këtë thotë të ketë marrë edhe dritën e gjelbër nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Vuciq dhe Rama janë takuar në kuadër të Forumit Ekonomik në Davos të Zvicrës.
“Vazhdoj të promovojë dhe punojë në idenë time për zonë ekonomike regjionale megjithëse e di se cila shtete janë kundër”, tha ai.
“Kjo nuk është çështje politike, nuk është krijim i Jugosllavisë dhe Shqipërisë”, theksoi ai.
Tregu i përbashkët ballkanik është kundërshtuar fuqishëm nga Kosova.
Ish-kryeministri Isa Mustafa kishte thënë se një treg i tillë nuk është i favorshëm për Kosovën e cila gjendet e izoluar në mes të këtij rajoni.
Por, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mendon ndryshe. Ai beson në një treg të tillë.
Tregu i përbashkët ballkanik është kundërshtuar edhe nga Kroacia.