Telegrafi

Vuçiq thotë se ka folur në telefon me Blinkenin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se ka biseduar në telefon me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Sipas Vuçiqit, temë e bisedës me zyrtarin amerikan ishte situata në Kosovë, rruga evropiane e Serbisë dhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet vendit të tij dhe shtetit amerikan.

“Kemi shkëmbyer mendime për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai në Instagram.

I pari i shtetit serb pohon t’i ketë konfirmuar kryediplomatit amerikan se “paqja dhe stabiliteti në të gjithë rajonin dhe një e ardhme e sigurt ekonomike, janë synimet kryesore për të gjithë njerëzit që jetojnë në Ballkanin Perëndimor”.

Zyra e Presidentit serb njoftoi se të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që Serbia dhe SHBA-të kanë mundësi të shumta për përmirësimin e partneritetit dhe bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme. /Telegrafi/