Telegrafi

Vuçiq telefonon Mogherinin, i kërkon mos plotësimin e “dëshirave” të Kosovës

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, kanë ranë dakord se është e nevojshme për të zbatuar menjëherë marrëveshjet që Serbia dhe Kosova kanë arritur në Bruksel.

Në një bisedë telefonike mes Vuçiq dhe Mogerinit është thënë se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë kushti themelor për rifillimin e dialogut për tema të tjera të rëndësishme, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

“Vuçiq dhe Mogerini, janë pajtuar edhe se vazhdimi i rrugës europiane të Serbisë është thelbësor, jo vetëm për të ardhmen politike, por edhe për të ardhmen ekonomike”.