Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka folur për arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze.
Vuçiq deklaroi se prokuroria ka një numër të provave dhe gjërave inkriminuese dhe nuk do të donte që “Franca si shtet serioz dhe me sundim të ligjit të mos veprojë në përputhje me ligjin por me qasje politike”, raporton B92, transmeton Telegrafi.
I pyetur nga gazetarët se a do të kërkojë Serbia zyrtarisht ekstradimin e Haradinajt, Vuçiq u përgjigj shkurt: “Por çfarë tjetër do të bëjë?
Ramush Haradinaj është arrestuar në Francë pas një urdhër arresti të lëshuar në vitin 2004 nga Serbia.
Ai kishte me vete një pasaportë diplomatike, kur u arrestua nga policia kufitare franceze në aeroportin e Bazelit./Telegrafi/