Telegrafi

Vuçiq takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe në Beograd

Presidenti i Serbisë, Alekandar Vuçiq, është takuar me serbët e Kosovës në pallatin presidencial.

Në takim janë ftuar të gjithë përfaqësuesit e Listës Serbe si dhe qytetarët serbë, drejtorë të spitaleve si dhe kryetarët e komunave me shumicë serbe, transmeton Telegrafi.

Pas këtij takimit, presidenti serb pritet t’i drejtohet mediave dhe përmes një mesazh t’i adresohet edhe qytetarëve të Serbisë.

Ky takim është paralajmëruar pas takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Serbisë në Bruksel, ku prezent ishte edhe Josep Borell dhe Miroslav Lajçak.

Kujtojmë që pas takimit në Bruksel nuk është arritur ndonjë marrëveshje mes Prishtinës dhe Beograd, sa i përket targave dhe letërnjoftimet. /Telegrafi/