Site icon Telegrafi

Vuçiq takohet me Palmer dhe Wilson, temë kryesore marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pasur takime të ndara në Nju Jork me zëvendësndihmës sekretarin e Shtetit amerikan Matthew Palmer dhe zëvendëspresidentin ekzekutiv të Këshillit Atlantik, Damon Wilson.

“Një bisedë e gjatë, serioze dhe të përgjegjshme me Palmer për marrëdhëniet Beograd-Prishtinë, si dhe marrëdhëniet e përgjithshme serbo-amerikane”, ka shkruar Vuçiq në Instagram, transmeton kp.

Kosova ishte një temë mbizotëruese e bisedës me Wilson.

“Mbrojtja e interesave të popullit serb në Kosovë dhe ruajtja e interesave jetike kombëtare dhe shtetërore të Serbisë ishin thelbi i angazhimit tim në bisedimet me Wilson”, tha Vuçiq.

Ndryshe, Vuçiq dje është takuar edhe me sekretarin e Shtetit amerikan Mike Pompeo.

Exit mobile version