Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet nesër me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.
Takimi është caktuar për ora 13.00, në ndërtesën e sekretariatit të përgjithshëm të presidentit të Serbisë, njoftoi Shërbimi për bashkëpunim për media i presidentit.
Nuk është bërë e ditur tema e takimit.