Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq sot pasdite do të takohet në Rashkë me përfaqësuesit serbë të Kosovës.
Sipas agjencisë së lajmeve Tanjug takimi urgjent mbahet në orën 17:00, ndërsa mësohet se ky takim ka pasuar pas takimit të mbrëmshëm të kryeministrit Vuçiq dhe presidentit të Serbisë Tomisllav Nikoliq me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa në Bruksel.