Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se ekziston rreziku që Kosova të pranohet në NATO. Ai ka folur edhe për numrin e madh të emisarëve për Ballkanin Perëndimor, që po i caktojnë vendet e fuqishme botërore.
Ai tha se “kemi gjithnjë e më shumë emisarë, nga Escobar e Stuart Peach deri tek i dërguari gjerman”.
“Të gjithë po dërgojnë emisarë, por nuk duan që Rusia të ndërhyjë në negociatat lidhur me Kosovën. Megjithatë, mos harroni se unë refuzova njohjen e ndërsjellë midis Uashingtonit, edhe pse amerikanët ishin mikpritës korrekt. Gjëja më e vështirë atje [në takimin e 4 shtatorit 2020 në Shtëpinë e Bardhë në Uashington] të refuzosh njohjen [e Kosovës]. Ne kemi pasur presione edhe në Bruksel për të lejuar hyrjen e Kosovës në OKB. Vetëm ta dini se me çfarë presionesh po përballemi për ta njohur Kosovën”, tha Vuçiq në një intervistë për TV Tanjug, përcjell Telegrafi.
Presidenti serb ka paralajmëruar se ekziston rreziku që Kosova të pranohet në NATO.
“Nëse Kosova bëhet anëtare e NATO-s, do të ushtrohej presion shtesë mbi vendet e Evropës, të cilat nuk e kanë bërë këtë, ta njohin atë si shtet të pavarur. Me këtë vendi ynë do të vihej në një pozitë shumë të keqe”, tha Vuçiq. /Telegrafi/