Vuçiq sërish komenton rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë
Besnike Salihu
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha sot se serbët me votimin në zgjedhjet lokale në Kosovë të dielën treguan se ishin në gjendje të njohin punën dhe që u kujdesën për mbrojtjen e interesave të tyre, por gjithashtu të dinë se ata e njohin rëndësinë e momentit dhe të vendimeve që bëjnë.
Vuçiq tha se pakkush e ka vërejtur se Lista Serbe fitoi në raundin e parë në nëntë nga 10 komunat ku serbët janë shumica dhe se vetëm njëra shkon në raundin e dytë, ndërsa në shumicën e komunave shqiptare vetëm tre kryetarë të komunës do të zgjidhen në raundin e parë, transmeton Klan Kosova.