Site icon Telegrafi

Vuçiq: Serbia ka probleme me natalitetin–s’kemi luks për konflikte të mëdha

Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë dhe politikani më i votuar atje, një intervistë të gjatë për Novosti, ku ka folur për shumë tema e sidomos për konfliktin e  vazhdueshëm me Kosovën.

Vuçiq ka deklaruar se Serbia po ka probleme me numrin e vogël të lindjeve dhe në të ardhmen, nëse vazhdohet me këto shifra, Serbia rrezikon të shuhet fare.

Ai ka folur edhe për çështjen e Kosovës dhe parë atë se si, sipas tij, kanë pasur presione të vazhdueshme nga Brukseli në lidhje me dialogun me Kosovën.

Vuçiq ka folur edhe për trenin e famshëm rus që ia mësyu Kosovës, që siç tha ai, ishte vetëm pretekst për t’i sjellë forcat policore të Kosovës në Veri.

Politikani serb ka thënë se Serbia ka mbetur shumë mbrapa dhe se luftërat e vazhdueshme e kanë molisur, duke ia pamundësuar të jetë shtet më i rëndësishëm në hartën politike botërore.

Prandaj ka shtuar se Serbia më nuk e ka luksin të futet në konflikte e luftëra të mëdha.

Ka folur edhe një herë për Rusinë duke thënë se Serbia e ka ndërmend të futet në Bashkimin Evropian, por askush të mos pres që marrëdhëniet e mira historike me rusët do t’i ndërpresin. /klankosova/

Exit mobile version