Site icon Telegrafi

Vuçiq: Serbia, e gatshme për kompromise të rënda me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se ndër tri prioritetet nacionale të Serbisë, është zgjidhja e problemeve politike me Kosovën.

Sipas fjalëve të tij, Serbia është e gatshme për kompromise të rënda për kërkimin zgjidhjes së problemeve të rënda.

“Është një hap fakti që në Kosovë përgjatë katër viteve të fundit nuk ka ndodhur asnjë vrasje etnike”, ka thënë ai në selinë e OKB-së, transmeton Gazeta Metro. “Po investojmë përpjekje në stabilizimin gjithëpërfshirës në Ballkan. Rri qetë kundër fyerjeve dhe sulmeve, sepse pajtimi është më e rëndësishme se gjithçka”.

Exit mobile version