Telegrafi

Vuçiq: Sa i përket Kosovës, nuk po bisedojmë me askënd – nuk ka as ndonjë ide e as ndonjë zgjidhje në tryezë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot nuk është duke u nxituar për mbajtjen e zgjedhjeve në Serbi – duke shtuar se ato janë të rregullta.

Sipas medieve serbe, përcjell Telegrafi, Vuçiq ka thënë se kundërshtarët e tij e akuzojnë atë çdo vit se do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por se nuk po zhvillohen bisedime as për këtë.

“Për sa i përket Kosovës, ne nuk po bisedojmë me askënd, as nuk ka bisedime, as ka ndonjë ide, dhe as nuk ka ndonjë zgjidhje në tryezë për ndonjë gjë”, tha ai.

“Unë gjithmonë do të mbroj ruajtjen e paqes, por sa herë ishte e nevojshme të tregohej forca dhe qëndrueshmëria e politikës serbe, unë isha ai që e bëra atë për çështjen e Kosovës dhe mbijetesën e popullit tonë”, ka shtuar Vuçiq.

Ai theksoi se kundërshtarët e tij politikë kanë deklaruar çdo vit që nga viti 2012 se Vuçiq do ta njohë Kosovën atë vit, dhe se ai është mësuar me këtë.

Ndryshe, presidenti serb kishe njoftuar ditë më parë se zgjedhjet në Serbi do të mbahen më 21 qershor. /Telegrafi/