Site icon Telegrafi

Vuçiq pritet të vijë gjatë vikendit në Kosovë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pritet të vizitojë të shtunën dhe të dielën Kosovën.

Lajmin për vizitën e Vuçiqit në Kosovë e ka bërë e ditur për “Tanjug” zyra e Presidentit serb.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve, Vuçiq do të vizitojë të shtunën dhe të dielën Mitrovicën, Graçanicën dhe Llapnasellën, për të biseduar me serbët lokalë.

“Unë së shpejti do të jem në Kosovë, dua të flas me popullin, çfarë mund të bëjmë, edhe pse nuk kemi fuqi efektive”, tha Vuçiç sot pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, i cili u mblodh pas vrajses së Oliver Ivanoviqit./Telegrafi/

Exit mobile version