Protestën e serbëve në Kosovë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka provuar ta kthejë në kundër-argument për serbët në Serbia. Duke marrë për bazë raportimin e mediave në Kosovë për protestën në veri, Vuçiqi ka thënë se mjafton për të parë se kush është duke pritur rënien e tij.
Ai këto komente i bëri gjatë një vizite në Vërshac, ku u tha gazetarëve se për të ishte interesante ajo që Rada Trajkoviq tha se “protestat nuk mund të fshihen deri në Londër”.
“Ku gjendet Londra? Kishte vetëm 19 persona në Graçanicë, pesë prej tyre ishin gjithashtu në protestën në Mitrovicë, ku jetojnë 19,000 serbë”, ka thënë Vuçiq.
Ai shtoi se “shqiptarët janë kundër dhe gëzohen për dështimin e tij”, pasi siç ka thënë, si lider serb “po i mbron interesat e serbëve në Kosovë dhe kjo e bën më të suksesshëm”.
Ndryshe, mbrëmë janë zhvilluar protesta në Beograd dhe qytete tjera të Serbisë, ku protestuesit po e akuzojnë Vuçiqin për shkelje të lirive demokratike, kontroll ndaj mediave, si dhe për goditjet ndaj kundërshtarëve politikë, raporton KP.