Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, për më shumë se një orë është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në panelin e parë të Forumit për siguri, i cili për herë të tetë me radhë po mbahet në Beograd.
Në pyetjen se çfarë do të thotë për Serbinë në aspektin e sigurisë anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, Vuçiq u shpreh i bindur se kjo për ata nuk është asgjë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk do të thotë asgjë. Juve ju qoftë rruga e mbarë për në NATO, ne nuk duam. Për ne rruga juaj për në NATO nuk do të thotë asgjë”, tha Vuçiq.
Ai u shpreh i kënaqur që ka gazetarë nga Maqedonia në Forumin në Beograd dhe i pyeti nëse ndjehen mirë, pasi ai çdo herë kur ka qëndruar në Shkup është ndjerë mirë.
Përndryshe, në Forumin për siguri në Beograd është dashur të merr pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, por e anuloi pjesëmarrjen për shkak të angazhimeve në Kuvend./Telegrafi/