Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka ndërmend që për festën e Krishtlindjeve ortodokse të udhëtojë për në Kosovë.
Kështu ka thënë drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.
“Kryeministri i informoi përfaqësuesit e serbëve nga Kosova dhe Metohija që në prag të Krishtlindjeve apo gjatë kësaj feste, ta vizitojë popullin serb në Kosovë, objektet tona të shenjta dhe të bisedojë me njerëz”, iu tha gazetarëve Gjuriq.
Ai pas takimit me kryeministrin serb dhe përfaqësuesit e serbëve nga Kosova shprehu besimin se “kjo është shumë e rëndësishme sepse prania e Qeverisë së Serbisë paraqet siguri dhe besim në mbijetesën dhe të ardhmen e popullit serb në krahinë”, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.