Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Marko Gjuriq bazuar në marrëveshjen e arritur lidhur me vizitat zyrtare, 75 orë më parë kishte paralajmëruar vizitën në Kosovë.
Pas mbledhjes së Këshillit për Siguri, Vuçiq i është drejtuar gazetarëve duke komentuar arrestimin e Gjuriqit nga policia e Kosovës, transmeton Telegrafi.
Ai ka shtuar se bëhet fjalë për një provokim brutal që është bërë nga ana e Prishtinës zyrtare, që sipas tij ishte përkrahur nga vende tjera.
Kujtojmë se mbledhja e Këshillit për Siguri në Serbi ishte paraparë të mbahet në mërkurën, ajo është mbajtur disa orë pas arrestimit të Gjuriqit në pjesën veriore të Mitrovicës. /Telegrafi/