Site icon Telegrafi

Vuçiq paralajmëron masat që do t’i ndërmarr Serbia për taksën, i kundërpërgjigjet Haradinaj

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar se më 6 maj, do tregojë se cilat masa do i merr Serbia kundrejt Kosovës.

Me këtë paralajmërim, Presidenti i Serbisë, sqaroi se nëse nuk ka lëvizje deri më gjashtë maj, atëherë Beogradi humb durimin me tarifën 100% ndaj mallrave të tyre vendosur nga Prishtina.

Kryeministri Haradinaj i është kundërpërgjigjur presidentit Vuçiq, duke i kërkuar që t’i kthehen tavolinës për të arritur marrëveshje.

“Në vend të ultimatumeve, t’i kthehemi tavolinës dhe të arrijmë një marrëveshje për njohje reciproke. Deri tani ultimatumet, kërcënimet nuk japin rezultatet e duhura në Ballkan”, ka thënë Haradinaj.

Ai në një intervistë dhënë Klan Kosovës, ka thënë se nuk e di saktë se për çfarë masash po aludon Serbia, por pret pajtim dhe njohje reciproke në kufijtë ekzistues./KlanKosova/

Exit mobile version