Site icon Telegrafi

Vuçiq para flamurit të Kosovës

Në Paris sot është mbajtur takimi i liderëve të shteteve të Ballkanit dhe liderëve të BE-së ku është diskutuar për rrugën e këtyre shteteve pas daljes së Britanisë nga BE-ja.

Në këtë takim, pjesëmarrës ishin kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ai i Shqipërisë, Edi Rama, i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e krerë shtetërorë të Malit të Zi, Maqedonisë e Bosnjës.

Deri më tani, Serbia vazhdimisht ka kundërshtuar pjesëmarrjen në takime ku Kosova është prezantuar si shtet me të drejta të plota, por kësaj radhe, me sa duket presioni i fuqive të mëdha perëndimore ka detyruar Vuçiqin që të ulet në një tavolinë me Mustafën, raporton Koha.net.

Veç kësaj, në vendin ku ai ishte ulur në këtë takim, prapa shpinës e kishte flamurin e Kosovës, krahas atij të Shqipërisë, të Kroacisë e vendeve tjera të Ballkanit.

Këtë foto e ka postuar në Twiiter, analisti Lumir Abdixhiku, ku ka shkruar: “Pra, kur Merkel është e pranishme, Vuçiqi i Serbisë nuk e ka problem të ulet para flamurit të Kosovës”.

Exit mobile version