Telegrafi

Vuçiq: Nuk do ta marrim vaksinën ruse ‘Sputnik V’ pa miratimin nga institucionet shëndetësore

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi ka thënë se, nuk do ta marrin vaksinën ruse “Sputnik V”, pa miratimin e institucioneve serbe të shëndetësisë.

Vuçiq gjatë një konference për medie, ka njoftuar se një kontigjent prej 77 mijë doza të vaksinës Pfizer do të vijnë së shpejti në Serbi.

“Para fundit të vitit, në vendin tonë pritet të arrijnë edhe sasitë e para të vaksinës ruse ‘Sputnik V’, por kjo nuk do të thotë asgjë, gjersa ta marrim lejen nga imstitucionet tona të shëndetësisë”, tha Vuçiq, shkruajnë mediet serbe, përcjell Telegrafi.

Ai tregon se me vaksinën anti-COVID-19 të prodhuesit Pfizer, do t’i vaksinoj personelin shëndetësor dhe të moshuarit.

“Një kontigjent i vaksinave të Pfizer po vjen nga 4 janari. Deri më 27 janar, do të arrijnë gjithsej 77 mijë doza. Me këtë do të bëhët vaksinimi i të moshuarëve në shtëpitë e pleqve, punonjësit shëndetësor dhe ata nuk kanë pasur COVID-19”, tha ai.

Lexo po ashtu Kryeministrja serbe Brnabiq merr vaksinën amerikane Pfizer para asaj ruse Sputnik V

Kujtojmë se ditë më parë kryeministrja serbe Ana Brnabiq ishte vaksinuar me vaksinën Pfizer, duke refuzuar atë rusen “Sputnik V”.

Po ashtu, anëtari i Shtabit të Krizave për luftën kundër COVID-19, Zoran Gojkoviq tha që në tremujorin e parë të 2021 ata duhet të marrin 350 mijë doza.

Gojkoviq shtoi se autorizimi për të marrë vaksinën Sputnik V nga Rusia është në pritje, pasi është duke u analizuar nga ekspertët, dhe popullata do të jetë në gjendje të zgjedhë midis disa vaksinave. /Telegrafi/