Telegrafi

Vuçiq: Nuk ka vazhdim të dialogut me Prishtinën derisa nuk tërhiqet tarifa

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ripërsëritur se nuk do të ketë vazhdim të dialogut derisa Prishtina nuk tërheq taksën 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Ne jemi të gatshëm që në çdo moment të bisedojmë. Por si të bisedojmë kur pas 12 viteve (nga nënshkrimi i marrëveshjes së CEFTA-së) dikush nuk dëshiron ta respektoj atë që e ka nënshkruar. Si mund të kemi besim që nuk do ta shkelin çfarëdo marrëveshje tjetër”, ka shtuar Vuçiq, transmeton Telegrafi.

“Kam marrë vendim që të mos bisedojmë derisa të mos tërhiqen këto masa. Kam thënë publikisht në Bruksel: Çdo ditë jam në njëfarë lloj presioni, pasi që është një punë që e bëj”, ka shtuar Vuçiq. /Telegrafi/