Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të martën se nuk brengoset nga dërgimi i trupave shtesë të SHBA-ve në Kosovë dhe beson se serbët në Kosovë janë më të sigurt kur ka më tepër pjesëtarë të KFOR-it.
“Nuk ka arsye për brengosje, pasi që ne me KFOR-in kemi bashkëpunim të mirë. Ne ndihemi më të sigurt, ndihemi se serbët në Kosovë janë më të sigurt kur ka më tepër pjesëtarë të KFOR-it”, tha Vuçiq.