Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka nisur vitin e ri 2025 me provokime në adresë të Kosovës, Kroacisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës.
“Porosia ime qendrave te vendosjes në Zagreb, Sarajevë dhe Prishtinë: Gëzuar Vitin e Ri dhe kot po shpresoni, pushtetin në Serbi nuk do ta ndryshoni”, ka thënë ai në Instagram.
Tutje theksoi se “një bisedë me amerikanët për energjinë, përfshirë Industrinë e Naftës së Serbisë është planifikuar për nesër.”
“Ne do të luftojmë për të ruajtur energjinë dhe stabilitetin tjetër të Serbisë”, tha presidenti serb.
Studentët në Serbi që nga fundi i nëntorit kanë shprehur masivisht pakënaqësinë e tyre për situatën socio-politike në vend, duke bllokuar fakultetet e tyre.
Aktualisht janë të bllokuara mbi 40 fakultete – të cilat funksionojnë brenda universiteteve të Beogradit, Novi Sadit, Nishit dhe Kragujevcit.
“Studentët nuk heshtin më”, është një nga mesazhet që po përcjellin ata./Telegrafi/