Site icon Telegrafi

Vuçiq: Nga nesër, nuk do të jem më kryetar i SNS-it

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se nga nesër nuk do të jetë më kryetar i Partisë Progresive Serbe.

“Kjo është mbrëmja e fundit që unë do t’ju bashkohem si president i SNS”, tha Vuçiq në mitingun “Serbia e Shpresës” në Beograd.

Lexo po ashtu Dush i ftohtë për Vuçiqin: Mijëra qytetarë largohen prej tubimit para se të flas lideri serb

Ai tha se nga nesër Partia Progresive Serbe do të ketë dikë tjetër në krye ndërsa Vuçiq do të jetë vetëm “kryetar i të gjithë qytetarëve”, e jo kryetar i ndonjë partie politike.

Ai gjithashtu njoftoi se do të mbetet një anëtar “besnik” i SNS-it, raporton N1.

“Mos u shqetësoni, unë nuk do të shkoj askund. Së bashku do të luftojmë për Serbinë”, tha Vuçiq.

Lexo po ashtu Zyrtarët e partisë së Vuçiqit paguajnë qytetarët për të marrë pjesë në tubimin e presidentit serb

Ai po ashtu ka paralajmëruar se për Vidovdanin do të fillojë formimin e “Lëvizjes për popullin dhe shtetin”, dhe se do të kërkojë nga SNS që të jetë “shtylla e gjithë kësaj”.

Ndryshe, Vuçiq ka mbajtur një tubim sot duke iu kundërvë protestave të përjavshme të qytetarëve të pakënaqur “Serbia kundër dhunës”, të cilat çdo të premte janë gjithnjë e më masive. /Telegrafi/

Exit mobile version