Site icon Telegrafi

Vuçiq: Nëse fitoj zgjedhjet, Serbia në Evropë dhe në raporte të mira me Rusinë

Kryeministri aktual i Serbisë – lideri i Partisë Progresive Serbe, Aleksandar Vuçiq – ka thënë se nëse koalicioni qeverisës fiton shumicën e votave në Serbi, atëherë shteti që ai udhëheq do të vazhdojë rrugëtimin drejt integrimeve evropiane edhe standardeve evropiane të jetesës.

Vuçiq po ashtu ka thënë se Serbia do të vazhdojë të mbajë edhe raportet ndërshtetërore tradicionale me Rusinë, Kinën dhe vendet e tjera.

“Ditë të mira po vijnë”, ka thënë Vuçiq para gazetarëve, pasi ka votuar në Beograd.

Ai ka shtuar se në Serbi janë duke u mbajtur zgjedhje fer dhe se secila votë është duke u respektuar. /KP/

Exit mobile version