Site icon Telegrafi

Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë: Jam i kënaqur për zonën e unifikuar ekonomike në Ballkan

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është shprehur i kënaqur me praninë e tij në Uashington në konferencën për media bashkë me Presidentin Trump dhe Kryeministrin Hoti.

“Jam shumë krenar që jam këtu dhe e përfaqësojë Serbinë. Keni bërë një punë shumë të mirë. Ju dhe populli juaj keni bërë një punë shumë të madhe që shumë pak njerëz duan ta bëjnë”, tha Vuçiq.

Presidenti serb ka falënderuar Trumpin për angazhimin e tij në procesin e dialogut.

“Përkushtimi i juaj për ta stabilizuar rajonin është diçka që ne e çmojmë shumë…Duke folur për ekonominë dhe politikën ne nuk kemi zgjidhur problemet. Ne i dimë dallimet tona,  por falë jush është bërë një hap përpara”.

Vuçiq është shprehur i kënaqur për marrëveshjen e arritur që lidhet me formimin e një zone të përbashkët ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

“Ne jemi të lumtur që do të kemi një zonë të unifikuar ekonomike në Ballkanin Perëndimor që do të ndikojë mirë për popujt tanë”.

Vuçiqi ka ftuar në fund Trumpin për të vizituar Serbinë.

“Presidenti i fundit amerikan që ka vizituar Serbinë ka qenë Jimmy Carter dhe ne do të ishim të lumtur në një vizitë tuajën në Serbi”, shtoi tutje Vuçiq./Telegrafi/

Exit mobile version