Site icon Telegrafi

Vuçiq: Në Samitin Brdo-Brijun u bisedua për ndryshimin e kufijve në Ballkan

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot në Brdo afër Kranjit, në Slloveni, se në samitin e Procesit Brdo-Brijun, është folur edhe për ndryshimin e kufijve brenda rajonit, por se Serbia angazhohet për kufijtë të përcaktuar në Kombet e Bashkuara.

“Serbia gjithmonë ka mbështetur parimin e respektimit të mos ndryshimit të kufijve të njohur nga Kombet e Bashkuara. Disa mendojnë se kufijtë nuk duhet të ndryshohen ashtu si u atyre pëlqen, kurse ne mendojmë se kufijtë nuk duhet të ndryshohen në përputhje me rregullat e vendosura nga Kombet e Bashkuara”, tha Vuçiq, pas takimit të nivelit të lartë të Procesit Brdo-Brijuni.

Samiti në të cilin morën pjesë presidentët e Sllovenisë, Kroacisë dhe gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor, u mbajt sot në Brdo pranë Kranj.

“Përmendet se kufijtë brenda rajonit duhet të fshihen në mënyrë që të kemi një lëvizje më të lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve dhe kjo është mirë. Ka shumë të mira në konkluzione. Nëse ne kemi mundur të dakordohemi për gjithçka, natyrisht se jo”, theksoi presidenti serb dhe shtoi se ishte i kënaqur që të gjithë, përveç Prishtinës [presidentes Osmani], arritën të dakordohen, transmeton Telegrafi.

Në takim, sipas mediave serbe, është biseduar edhe për integrimin Evropian të rajonit.

Presidenti serb tha se dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë, “por duhet të ketë vullnet për këtë sepse nëse vini e thoni: ‘Duhet të jetë siç them unë dhe jo ndryshe!’, atëherë rëndomë mbetët kurrëqysh”.

Në takim morën pjesë presidentja e Kosovës, Vosa Osmani-Sadriu, krahas kolegëve nga shtetet tjera të rajonit, presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, Stevo Pendarovskit të Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Vuçiqit të Serbisë ndërsa nga Bosnja e Hercegvoina janë ftuar të tre anëtarët e presidencës kolektive të këtij shteti, Shefik Xhaferoviq, Zheljko Komshiq dhe Millorad Dodik. /Telegrafi/

Exit mobile version