Site icon Telegrafi

Vuçiq në dërrasën e zezë të shkollave: Kërkohet njohja de facto ose de jure e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur sot pas takimeve të fundit që pati në kuadër të dy samiteve të zhvilluara në Tiranë.

Ai deklaroi se në muajt e ardhshëm do të ketë më shumë presion ndaj Serbisë sesa ndaj shqiptarëve.

“Serbisë do t’i kërkohet njohja de fakto ose de jure e Kosovës”, tha fillimisht Vuçiq, të cilën e shkroi si pikë të parë në një dërrasë të zezë, raporton nova.rs.

Ai tha se populli serb në Kosovë nuk do të lihet në baltë dhe se do të gjendet një zgjidhje për pagat dhe pensionet.

“Unë jam shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë. Dhe shpresoj që në ditët dhe javët në vijim do të gjejmë një zgjidhje për popullin serb. Dhe e vetmja gjë që mund të përsëris për ata njerëz është se ne nuk do t’i lëmë në baltë. Do t’i marrin rrogat dhe pensionet, në çfarëdo forme”, tha ai.

Vuçiq më tutje deklaroi se ndërkombëtarët do t’i kërkojnë shtetit serb që të heqë dorë edhe nga Republika Srpska, vendosja e sanksioneve kundër Rusisë si dhe një qëndrim të fortë kundër Kinës. /Telegrafi/

Exit mobile version