Telegrafi

Vuçiq: Mustafa s’më ka kthyer përgjigje

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq në një intervistë për të përditshmen e njohur austriake “Der Standard”, ku ka folur për zhvillimet e fundit në raportet Kosovë-Serbi.

Në lidhje me pezullimin e dialogut Prishtinë-Beograd, ai fajin ua lë shqiptarëve.

“Unë nuk bëj asnjëherë ndokënd fajtor, por parlamenti i Prishtinës vendosi për bllokimin e dialogut. Gjithashtu ata përkundër Kushtetutës kërkojnë krijimin e Ushtrisë së Kosovës, të na marrin të gjitha pronat tona në Kosovë dhe përgatiten për një instancë gjyqësore për t’i fajësuar gjithë serbët për krimet e luftës. Atëherë ku ishte gabimi ynë? Unë e kam pyetur Isa Mustafën (kryeministrin e Kosovës) dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje”, ka thënë Vuçiq, transmeton BS.

“Megjithatë ne jemi gati për të diskutuar me ata. Kur unë bisedova me Angela Merkel, nuk kritikova kolegët e mi të Kosovës. Unë paralajmërova se jemi të gatshëm të përfundojmë autostradën Prishtinë-Nish, që do ngrit bashkëpunimin dhe lehtësojë qarkullimin e kapitalit, mallrave dhe banorëve. Dhe këtë e kishte bërë më parë Titoja”, u shpreh Vuçiq, duke përgjigjur në pyetjen sesi do duken marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë në dhjetë vitet e ardhshme.

Vuçiq më 2 prill do të garojë në zgjedhjet për president të Serbisë, përkundër faktit se si kryeministër disponon numër të madh të deputetëve në Kuvendin e Serbisë.