Telegrafi

Vuçiq: Mund të më vrasin, por Kosovën nuk do ta njoh

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se tashmë ka dështuar ideja e tij, sipas të cilës serbët kanë mundur të marrin diçka që do të thoshte shumë për popullin serb në Kosovë, por ka porositur se derisa të jetë ai president nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Vuçiq, në një deklaratë për televizionin publik serb RTS, ka thënë se mund ta vrasin, por kjo [njohja e Kosovës] nuk do të ndodhë.

“Ja ku ju them të gjithëve, edhe anglezëve dhe gjermanëve, nuk dua. Më rrëzoni, por nuk e pranoj”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Pas 15 vitesh mund të jetë një president tjetër, por Vuçiq nuk do ta pranojë Kosovën”, tha presidenti serb. /Telegrafi/