Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar për televizioni Pink se Perëndimi dhe Rusia kanë qëndrime të ndryshme për krizën politike në Maqedoni, shkruan Deutsche Welle.
Sipas asaj që thotë Vuçiq pas takimit me kryetarin rus, Vlladimir Putin, dhe ministrin e jashtëm, Sergey Lavrov, Moska është kundër formimit të një qeverie nga ana e LSDM-së dhe Zoran Zaevit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Aq sa forcat perëndimore e mbështetin qeverinë e Zoran Zaevit dhe partive shqiptare, po aq me duket se kryetari rus nuk është në të njëjtën anë”, ka deklaruar Vuçiq./Telegrafi/