Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka publikuar dje një fotografi në rrjetin social Instagram, në të cilën mburret se punon të dielave, por një detaj ka shkaktuar një ortek talljesh në rrjetet sociale.
Në përshkrimin e fotografisë, Vuçiq ka shkruar se është e diel, ora 8 e mëngjesit dhe se “është koha ideale për të rishikuar të gjitha letrat dhe materialet dhe për të pastruar tryezën para javës që vjen”, transmeton Telegrafi.
“Na presin shumë gjëra të mira në ditët në vijim, nga hapja e fabrikave të reja deri te vendosja e trafikut në seksionin e parë të autostradës ndërmjet Nishit dhe Prokuples, deri në Meroshinë. Serbia po ecën përpara dhe nuk dëshiron të ndalet”, shkroi Vuçiq.
Mirëpo, një detaj u ra në sy përdoruesve të rrjeteve sociale. Domethënë, në tryezën e zyrës së Vuçiqit ishte një bredh i zbukuruar, edhe pse Krishtlindjet kishin kaluar më shumë se shtatë muaj më parë.
“23 korrik, dhe ai ka një bredh të Krishtlindjes të zbukuruar në komodinën e tij. Dhe unë kam nevojë që atij t’i besojë se ai di të organizojë diçka”, shkruan përdoruesit e rrjeteve sociale. /Telegrafi/