Telegrafi

Vuçiq, mbledhje të jashtëzakonshme pas lirimit të Ramush Haradinajt

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë pas vendimit për lirimin me kusht të Ramush Haradinajt.

Mbledhja do të mbahet të premten në ora 10:00, pas kthimit të tij nga një vizitë zyrtare në Indi, raporton Blic, transmeton lajmi.net.

Pika e vetme e rendit të ditës në këtë takim do të jetë lirimi i Haradinajt dhe reagimi i Serbisë për këtë.

Haradinaj u lirua sot me kusht nga Gjykata e Apelit në Colmar. Megjithatë, ai do të paraqitet dy herë në javë në polici deri në një vendim tjetër. /Lajmi.net/