Site icon Telegrafi

Vuçiq: Maqedonia na premtoi se nuk do të votojë ‘për’ anëtarësimin e Kosovës në UNESCO (Video)

Qeveria e Maqedonisë na premtoi se nuk do të votojë ‘për’ anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, por prapëseprapë do të presim, u shpreh presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në një intervistë për RTS, në pyetjen e gazetares në lidhje me krizën në marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë.

“Nuk do të jetë risi nëse Maqedonia dhe Mali i Zi japin votë pozitive për hyrjen e Kosovës në UNESCo, ata votuan edhe për pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq, duke shtuar se kjo çështje do të ketë ndikim të fuqishëm në marrëdhëniet e Serbisë me këto shtete fqinje.

Vuçiq shtoi se më lehtë do ta kishin të bindin ndonjë shtet të largët të votojë kundër hyrjes së Kosovës në UNESCO se sa Maqedoninë dhe Malin e Zi sepse, siç tha ai, këto dy shtete janë nën ndikim të dikujt më të fuqishëm se Serbia, si SHBA-të dhe shtetet e BE-së./Telegrafi/

Exit mobile version