Telegrafi

Vuçiq kritikoi gazetarin slloven, reagon presidentja Sllovenisë

Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit nuk i ka pëlqyer pyetja e gazetarit slloven, i cili në një konferencë për media është interesuar për protestat kundër dhunës dhe ngjarjeve në parlamentin serb. Pas sjelljes së pahijshme të liderit serb, ka reaguar presidentja sllovene e Sllovenisë.

Vuçiq të enjten në mëngjes është takuar me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, pas së cilës iu drejtua mediave.

Në njërën prej pyetjeve, gazetari i “TV Sllovenia” e lidhi vazhdimin e protestës “Serbia kundër dhunës” me mungesën e kuorumit në parlamentin serb, gjë që ishte një mundësi për presidentin serb që ta kritikonte, transmeton Telegrafi.

“Faleminderit shumë për pyetjet tuaja, sepse një pjesë e atyre pyetjeve tregojnë se si dhe pse Bashkimi Evropian nuk është aq popullor tek ne, aq sa ne do të dëshironim. Nganjëherë, për shkak të vullnetit tuaj të mirë të tepruar, njerëzit po ndihen të poshtëruar. Sepse në këtë formë po shohin se ju dëshironi të përziheni në çështjet që ju vetë nuk do të lejonit të ndodhin në vendin tuaj”, tha Vuçiq.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt gazetarit, ai përsëriti vazhdimisht se Serbia, ndryshe nga BE-ja, nuk e ka në praktikë të “vras ‘Zotin’ në protesta”, raporton N1.

Më parë ka pasur çdo ditë, tani ka protesta në fundjavë”. Me përjashtim të thirrjes për varjen time, ato janë të qetë. Dhe ndryshe nga praktika juaj e vendosur në BE për të vrarë ‘Zotin në protesta’, këtu janë paqësore. Ata vijnë, mblidhen, shpërndahen dhe gjithçka është në rregull”, tha Vuçiq.

“Ne po përpiqemi të marrim përsipër arritjet tuaja më të mira demokratike, e vetmja gjë që nuk kemi marrë ende është të vrasim ‘Zotin në protesta’. Këtë nuk mund ta bëjmë dhe nuk do ta bëjmë, do ta shmangim deri në momentin e fundit”, iu drejtua sërish drejtpërdrejt presidenti gazetarit, raporton danas.rs.

Kjo e detyroi mysafiren nga Sllovenia të reagojë dhe siç tha ajo të përgjigjet. Ajo tha se demonstratat në çdo vend janë një akt legjitim dhe demokratik dhe se interesimi i gazetarëve për protestat dhe ngjarjet në Serbi, si dhe raportimi për to, përfaqëson lirinë e shprehjes.

“Fakti që media raporton për demonstratat është liri e shprehjes dhe shpresoj se nuk e keni rënduar shumë gazetarin për pyetjen. Demokracia është gjithashtu liri e medias dhe ne duhet të punojmë gjithashtu për këtë”, tha Pirc Musar, duke shtuar se ka protesta në Slloveni dhe Bruksel.

Vuçiq nuk ka lejuar që përgjigja e presidentes së Sllovenisë të jetë e fundit, ndaj është përgjigjur “se jam mirënjohës ndaj gazetarit tuaj që ka bërë një pyetje të tillë”.

“Në vendin tonë, natyrisht, liria e medias është e tillë që çdo ditë duhet të përgjigjem krahasimeve nëse jam Hitleri apo Musolini. Nuk e dua atë nivel lirie për ju”, ka përfunduar Vuçiq. /Telegrafi/