Telegrafi

Vuçiq konfirmon vizitën në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar sonte në Beograd se gjatë vikendit do ta vizitojë Kosovën.

“Këto ditë kanë qenë shumë të vështira për popullin tonë në Kosovë por edhe për ne që i përfaqësojmë. Gjithçka është e vështirë madje edhe presioni ndaj Listës Serbe “, ka shtuar Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Pas paralajmërimit të Prishtinës zyrtare se nuk do të lejohet ta viziton liqenin e Ujmanit, në Beograd kishin filluar të qarkullojnë thashetheme se Vuçiq do ta anulojë vizitën e shumëpërfolur.

Megjithatë ai e konfirmoi se nesër do të udhëtojë për në Kosovë. /Telegrafi/