Site icon Telegrafi

Vuçiq: Kemi pesë çështje të diskutueshme me Prishtinën

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në dhjetë ditët e fundit kanë ndodhur pesë gjëra për të cilat duhet pasur kujdes, edhe pse ai nuk pret ndonjë reagim.

Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, ai paralajmëron se këto janë edhe një tregues se disa njerëz me sa duket nuk e shohin këtë hapësirë si një vend të veprimit të përbashkët.

Vuçiq tha në një takim të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Sarajevë se duhet të jenë të trajtuara çështje për të cilat duhet folur hapur.

Sipas tij, kur kritikohet Serbia gjithmonë bëhet me “zë të lartë”, dhe kur ka marrëveshje që Serbia nuk ishte përgjegjëse për ndonjë gjë, siç ka thënë ai “ose e ‘fusin’ nën qilim, ose në heshtje flitet për këtë në mënyrë që mos të zemërohet dikush”.

Kryeministri serb ka theksuar se nuk është duke kërkuar ndonjë ndihmë, por thotë se ai duhet të paraqesë pesë gjërat që kanë ndodhur në dhjetë ditët e fundit në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës.

Së pari, sipas tij, është nisma për krijimin e një ushtrie të Kosovës, e cila siç thotë ai është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit dhe marrëveshjen me NATO-n.

E dyta, sipas kryeministrit serb është edhe deklarata e Prishtinës për ndërprerjen e dialogut.

Ai si të çështje të tretë ka përmendur edhe vendimin e Qeverisë së Kosovës me anë të së cilit të gjitha pronat e ish-Jugosllavisë në Kosovë të jenë pronë e Republikës së Kosovës, vendim të cilin ai e ka quajtur “plaçkitje të pronës së Jugosllavisë”.

“Gjëja e katërt është për të krijuar një departamenti të ri të veçantë për gjykimin e serbëve, dhe e pesta është një çështje e arrestimit të mbrëmshëm të kryetarit të Ranillugut, me arsyetimin se ai mbante postera me imazhin e Vuçiq, me akuzën se kjo ka shkaktuar urrejtje nacionale, fetare dhe racore”, ka thënë ndër tjerash Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/

Exit mobile version