Site icon Telegrafi

Vuçiq: Kemi dëshmi për sulme ndaj institucioneve serbe

Kemi dëshmi të mjaftueshme nga organet zbuluese për sjellje sulmuese kundër organeve dhe institucioneve të Serbisë. Kështu deklaroi për “Tanjug” presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si arsye për tërheqjen e personelit diplomatik nga ambasada serbe në Maqedoni.

“Do të ketë disa ndryshime në personel në mënyrë që të mbrojmë miqësinë me Maqedoninë dhe të mësojmë si të sillemi me mjedisin e ri. Ka shumë spekulime, por theksoj se ditëve në vijim gjithçka do të sqarohet”, tha Vuçiq.

Këto deklarata Vuçiq i bëri menjëherë pas takimit me ambasadorin rus në Serbi, Çepurin Aleksandar Vasiljeviç. Të dy ata u shprehën të kënaqur nga këmbimi tregtar mes Serbisë dhe Rusisë.

Ndryshe, mbrëmë i gjithë personeli nga ambasada e Serbisë në Shkup është tërhequr për konsultime në Beograd, ndërsa objekti i ambasadës ka qenë i rrethuar me disa policë të Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version